Mediat spanjolle raportojnë se Newcastle United tashmë ka vendosur objektivin e tyre të parë transferues për një sezon në të cilin me shumë mundësi do të luajë në Champions League pas një kohe të gjatë.
Këtë sezon, Newcastle United e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme krizën e Chelseat dhe Liverpool-it, pasi pesë ndeshje para përfundimit të sezonit në Angli, tashmë janë thuajse pranë kalimit në Champions League. Newcastle ka ndërtuar skeletin e një skuadre të mirë dhe synimi përpara afatit kalimtar të verës është të blejë pak, por të jenë futbollistë cilësorë.
Gazetari spanjoll Gerard Romero zbuloi sot se Newcastle dërgoi një ofertë për futbollistin brazilian Rapinha, të cilin e sheh si objektiv qendror të transferimeve në afatin kalimtar të verës. Raphinha ka lënë një përshtypje të madhe në fanellën e Leeds United, edhe pse luan një rol mjaft të spikatur në Barcelonë, dhe te Newcastle shpresojnë që Barcelona ta pranojë ofertën, pasi në dëshirën e tyre për të lidhur kontrata me futbollistë të rinj, do të duhet t’i shesin disa.
Thuhet se Newcastle ofroi deri në 80 milionë euro kompensim për brazilianin, që është 25 milionë euro më shumë sesa Barcelona i pagoi Leeds për të verën e kaluar.
Raphinha ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhënë njëmbëdhjetë asistime në të gjitha garat këtë sezon, dhe megjithë paraqitjet e tij të mira në Barcelonë – veçanërisht duke marrë parasysh ofertën që është në tavolinë – ka mendime se Raphinha do të largohet, veçanërisht nëse shitja e tij do të hapë mënyra për kthimin e Lionel Messit, transmeton Fol Drejt.