Gazetari i Footmercato, Santi Aouna, pretendon se ndarja e Luka Modriçit (38) dhe Real Madridit është shumë e mundshme.
Santi Aouna beson se Modrić do të vazhdojë kontratën vetëm me një kusht.
“Modric tani është më afër largimit sesa të qëndrojë në Real. Klubi do të vazhdojë kontratën e tij vetëm nëse ata besojnë se Modrić ende mund të kontribuojë në ekip. Tashmë tendenca është që Modric të largohet nga klubi në fund të sezonit ”, shkruan gazetari i Footmercat.
Kontrata aktuale e Modricit me klubin madrilen zgjat deri në qershor dhe ende nuk dihet nëse do të ketë vazhdim./FolDrejt/