Forcat ajrore daneze përgjuan dy bombardues rusë mbi Danimarkë dhe fluturonin drejt zonës që Holanda monitoron për NATO-n, tha Forca Ajrore Mbretërore e Holandës, rapoton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Forcat ajrore shtuan se F-16 holandez u thirrën të hënën në mëngjes, por bombarduesit rusë u kapën para se të hynin në hapësirën ajrore holandeze të NATO-s dhe u kthyen prapa.
Një zëdhënës i Forcave Ajrore Mbretërore të Holandës tha se aeroplanët përgjohen nëse nuk kanë një kod unik identifikimi, nuk ofrojnë një plan fluturimi dhe nëse nuk ka bisedë.
Ai shtoi se nuk është e rrallë që aeroplanët rusë të shkelin hapësirën ajrore të një vendi evropian.