Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje një palestinez në qytetin jugor të Hebronit në Bregun Perëndimor të pushtuar, vrasja e fundit në një valë dhune në rritje, shkruan Al Jazeera, përjell Fol Drejt.
Duke identifikuar të ndjerin si 26-vjeçarin Naseem Abu Fouda, Ministria e Shëndetësisë palestineze tha se ai u qëllua në kokë të hënën në mëngjes.
Gazetarët vendas raportuan se Abu Fouda u shtrua në spital vetëm pas orës 2 të mëngjesit (00:00 GMT).
Agjencia zyrtare e lajmeve e Autoritetit Palestinez (PA), Wafa, tha se forcat izraelite “të vendosura në pikën e kontrollit ushtarak 160, në jug të xhamisë Ibrahimi në qendër të Hebronit, qëlluan me plumba të vërtetë në automjetin e të riut, duke e plagosur atë me një plumb në kokë, pas së cilës ai u transferua në spitalin Al-Ahly në qytet” dhe se më pas u konstatua i vdekur.
Abu Fouda është palestinezi i 35-të që vritet nga forcat izraelite në janar 2023. Numri i të vdekurve përfshin tetë fëmijë.
Vrasja e fundit vjen ndërsa Sekretari i Shtetit i ShBA-së Antony Blinken viziton rajonin.
Blinken do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem të hënën dhe presidentin e palestinez Mahmoud Abbas në Ramallah të martën. /FolDrejt/