Pesë persona, të dyshuar për kontrabandim dhe që qëlluan me armë zjarri drejt policisë, kanë përfunduar në pranga, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Zubin Potok, teksa këtë rast e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, i cili shtoi se rasti ka ndodhur pasi që policia ka has në një kombi dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra.
Ai tregoi se gjatë tentimit për ndalim ka pas shkëmbim me armë zjarri por nuk ka të plagosur.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e komunës së Zubin Potokut policia ka has në një kombi dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra”, u shpreh Elshani.
Elshani potencoi se në mesin e të arrestuarve janë katër serbë dhe një shqiptar.
Ndërkaq, në portalin Dukagjini, raportohet se bëhet fjalë për Besim Zeqirin, i njohur ndryshe edhe si “Kaça”, e që dyshohet se përfaqëson një nga personat kryesor të kontrabandës nga Serbia në Kosovë, respektivisht në veri.