Gjatë ditës së sotme Komuna e Prishtinës, konkretisht Drejtoria e Inspekcionit ka larguar rrethojat të cilat ishin të vendosura tek Parku i Qytetit në Prishtinë.
Për këtë ka njoftuar nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, transmeton Fol Drejt.
Zogaj ka shkruar gjithashtu se do të vendosen barriera për veturat në këtë pjesë të qytetit.