Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, në emisionin Info Magazine të klan kosovës, ka treguar se përse i kishte dhënë smoka e çipsa ministrit të Financave, Hekuran Muratit, gjatë një seance, transmeton Fol Drejt.
Kadrijaj ka thënë se dhënia e smokave e çipsave kishte qenë simbolikë për t’i treguar ministrit se është fëmijë.
“Dhënia e këtyre smokave e çipsave Ministrit të Financave e ka pasur një simbolikë, sepse e kemi lidhur me atë që e ka shajtur UÇK-në, duke thënë që më mirë të kishim paguar ushtarë që të luftojnë, se sa që duhet të paguajmë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo ka qenë simbolika që ti je një fëmijë dhe nuk dinë më shumë edhe më mirë sikur të kishe qëndruar në shtëpi e të haje smoka e çipsa, se sa të vije dhe të prezantoje në Ministër të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kadrijaj./FolDrejt/