Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Prishtinës janë sekuestruar gjashtë armë zjarri.
Ky sekuestrim është bërë gjatë kësaj jave, nga hetues të stacioneve policore Jugu, Veriu dhe Podujeva.
Siç njofton policia, këto armë të konfiskuara ishin përdorur dhe ekspozuar në rrjete sociale.
E krahas sekuestrimit të armëve, pas identifikimit të lokacioneve dhe personave të dyshuar, të njëjtit policia i ka shoqëruar në stacion policor.
“Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për posedim dhe përdorim të armës”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/