Pas sulmit ndaj ushtarëve në Uzinën e Gramshit, ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes duke sjellë detaje mbi autorët që kanë kryer sulmin e që dyshohet se i përkasin kombësisë ruse dhe asaj ukrainase.
Gjatë këtij incidenti bëhet e ditur se janë lënduar dy ushtarë shqiptarë, të cilët aktualisht po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë, transmeton Fol Drejt.
Reagimi i plotë i Ministrisë:
“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”/FolDrejt/