Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka arritur të ngjitet në një nga majat e Everestit.
Në një postim në Facebook, Hashani tha se është ngjitur në një lartësi prej 5 mijë e 364 metrash, transmeton Fol Drejt.
Hashani tha se këtë ua ka kushtuar kolegëve të rënë në detyrë.
“Me krenari dhe pietet të lartë, ngjitjen në majën Everest BC, në lartësi 5364 m, ua kushtoj kolegëve të rënë në detyrë, si Lazim Rexhepi, Enver Zymeri dhe të gjithë të tjerëve”, u shpreh ai./FolDrejt/