Franca do të dërgojë një anije me një nëndetëse në një operacion shpëtimi pas zhdukjes së një nëndetëse që transportonte turistë të pasur në vendin e mbytjes së “Titanic”, njoftoi sot Ministria franceze e Arsimit.
Anija “Atalante” menaxhohet nga instituti kërkimor “Ifremer”, i cili është nën përgjegjësinë e Ministrisë së Arsimit.
Një burim nga qeveria franceze shtoi se një shtetas francez ishte në mesin e atyre që u zhdukën me nëndetësen./FolDrejt/