Franca dhe Kina u bënë thirrje sot qytetarëve të tyre që të mos udhëtojnë në Niger, pasi autoritetet lokale rebele mbyllën hapësirën ajrore.
“Qytetarët francezë në Niger duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm: Është e nevojshme të kufizohen udhëtimet, të qëndrojnë larg çdo grumbullimi dhe të informohen rregullisht për situatën”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme franceze, raporton Reuters.
Nga ambasada kineze në kryeqytetin e Nigerit, Niamey, u njoftua gjithashtu që të përmbahen nga udhëtimet nëse nuk është e nevojshme.