Shumë fluturime që kompania ajrore Turkish Airlines (THY) do të zhvillojë nesër në Francë janë anuluar për shkak të grevës që kontrollorët e trafikut ajror do të mbajnë në këtë vend.
Kontrollorët e trafikut ajror në Francë kanë vendosur të zhvillojnë grevë të premten më 16 shtator. Shumë kompani ajrore që kryejnë fluturime drejt këtij vendi kanë anuluar fluturimet e tyre, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Për shkak të grevës edhe THY ka qenë e detyruar të anulojë fluturimet që do kryheshin në qytete të ndryshme të Francës nga aeroporti ndërkombëtar Istanbul por edhe nga aeroporti ndërkombëtar Sabiha Gökçen./FolDrejt/