Demonstruesit në Francë bllokuan sot hekurudhat dhe autostradat dhe u përleshën me policinë në disa qytete, ndërsa protestuan në të gjithë vendin kundër presidentit Emmanuel Macron dhe reformës së tij të pensioneve.
Protestat në disa qytete filluan në mënyrë paqësore mëngjesin e sotëm, por më vonë shpërthyen përleshjet, raportoi Reuters.
Një protestues në Paris dukej se përshkroi gjendjen shpirtërore të qytetarëve, duke valëvitur një pankartë ku shkruhej: “Franca është e zemëruar”./FolDrejt/