Njësia për Çështjet Civile të FSK-së, në bashkëpunim me Fondacionin “MUTE”, me rastin e festave të fundvitit, kanë realizuar shpërndarjen e mbi 4500 dhuratave për fëmijë.
Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, me anë të një postimi në facebook.
Mehaj ka njoftuar se aktivitetet janë realizuar në regjionin e Prishtinës, respektivisht në 60 institucione shkollore dhe parashkollore, duke përfshirë vendbanime urbane dhe rurale./FolDrejt/