Në Fushë Kosovë raportohet që ka ndodhur një rast i cilësuar si “Dhunë në familje”
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka larguar nga shtëpia viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është vendosur në strehimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.