Nëse keni probleme me presionin e lartë të gjakut ose hipertensionin, atëherë me siguri tashmë e dini se një dietë e shëndetshme është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar gjendjen tuaj.
Hulumtimet tregojnë se është shumë e rëndësishme të konsumoni drithëra, fruta, perime dhe proteina pa yndyrë, përcjell Fol Drejt.
Dietologët thonë se duhet të shmangim ushqimet e pasura me sheqer dhe natrium, i cili është një nga faktorët më të rëndësishëm dietikë që lidhen me presionin e lartë të gjakut.
Për t’ju ndihmuar të dini se çfarë duhet të shmangni, dietologët kanë përzgjedhur 11 ushqime që mund të rrisin presionin e gjakut. Këto janë:
- kripë
- salcat e gatshme
- yndyrna të ngopura dhe trans
- ushqim i skuqur
- ushqim i shpejtë
- ushqim të konservuar, të ngrirë dhe të përpunuar
- ushqime të shijshme
- ushqime të kripura
- kafeinë
- lëngje të ëmbla dhe të gazuara./FolDrejt/