Talenti brazilian, 16-vjeçari Endrick Felipe, i cili u ble nga Real Madridi dhe pret të mbushë 18 vjeç për ta sjellë në 2024 atë, i dha fund një serie të gjatë ndeshjesh pa go.
Për vite me radhë, Endrick u ndoq nga pothuajse të gjitha klubet kryesore evropiane të fuqishme financiarisht, sepse ai ishte jashtëzakonisht superior ndaj konkurrencës në kategoritë e të rinjve. Në fund të këtij viti, ai bëri paraqitjet e para si senior me fanellën e Palmeiras, ku nuk do të qëndrojë shumë gjatë.
Reali nënshkroi kontratë me të në nëntor të vitit të kaluar dhe tani është në pritje të tij. Kontrata është nënshkruar deri në vitin 2027 me tre vite shtesë të vazhdimit të bashkëpunimit. Real Madridi do t’i paguajë Endrickut 60 milionë euro me shtesa të përfshira në tarifë, plus taksën prej 12 milionë euro.
Shuma e madhe e parave është një shenjë e qartë e asaj që Reali pret nga Endrick. Ai vetë luajti nën presion për një kohë të gjatë, prandaj ndoshta është arsyeja e serisë prej 12 ndeshjesh pa gol.
Endrick scores his first goal for Palmeiras in 2023. 🇧🇷⚽️
— MadridistaTV (@madridistatvYT) April 2, 2023
Në të njëjtën ndeshje, ai bëri përshtypje shpejtësinë dhe driblimin. /FolDrejt/
¡ENDRICK! pic.twitter.com/wQfEbMgh71
— MadridistaReal (@RMadridistaReal) April 2, 2023