Ish-lojtari belg i Reno-s, Jeremy Doku ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Manchester Cityn, ka njoftuar mbrëmjen e sotme klubi anglez.
Doku (21-vjeçar) është nënshkrimi i tretë i Manchester Cityt në afatin kalimtar të verës, përcjell Fol Drejt.
Futbollisti belg është anëtar i Rennes që nga viti 2020, ndërsa më parë ka luajtur për Anderlecht./FolDrejt/