Sipas të gjithave, Vincent Aboubakar do të duhet të largohet nga radhët e Al Nassr nga Arabia Saudite, i cili do të ndërpresë kontratën e tij dhe arsyeja kryesore është ardhja e Cristiano Ronaldos.
Për shkak të numrit të kufizuar të të huajve në ligën saudite, golashënuesi i një prej golave më të mirë në Botërorin e përfunduar së fundmi u bë i tepërt në skuadër me ardhjen e Ronaldos dhe tani ai bëri një deklaratë interesante.
Ai tha se gjatë seancës stërvitore ishte i bindur se Messi është më i mirë se Ronaldo, gjë që e ka menduar gjithmonë.
“Gjithmonë kam menduar se Messi ishte më i mirë se Ronaldo. Pas stërvitjes me të, mund të them se kam pasur gjithmonë të drejtë”, tha Aboubakar, i cili që nga dje është i lidhur me Manchester United dhe Fenerbahce, transmeton Fol Drejt.“