Një person është arrestuar pas mbajtjes me dhunë dhe kundërligjshëm një shtetase të Shqipërisë, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të 9 gushtit, në Istog, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, i dyshuari kosovar dhunshëm e kishte futur në veturën e tij viktimën femër shtetase të Shqipërisë.
Pasi e kishte mbajtur viktimën në veturë për rreth 4 orë, të njëjtën e kishte liruar.
Nuk raportohet për lëndime.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar rasti vazhdon në procedurë të rregullt.