Udhëheqësi i opozitës gaboneze dhe kandidati në zgjedhjet e mëparshme presidenciale në atë vend, Albert Ondo Osa, tha sot se familja e të rrëzuarit Ali Bongo planifikoi rrëzimin e tij për të mbajtur kontrollin mbi vendin, i cili është jashtëzakonisht i pasur me naftë.
Ai tha se junta ushtarake që përmbysi Bongo në fakt nuk kreu një grusht shteti, por një “revolucion brenda pallatit” për të vazhduar sundimin e familjes së Bongo, raporton AP.
“Familja vendosi të linte mënjanë Ali Bongo dhe të ruante sistemin e tyre. Populli i Gabonit dolën në rrugë për të festuar largimin e Bongo, por unë them që një Bongo zëvendësoi një tjetër”, tha ai.