Trajneri i futbollit të Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka thënë sot se e meriton të drejtojë klubin nga Parisi edhe sezonin e ardhshëm, sipas mediave franceze.
PSG ka siguruar mbrëmë një titull të ri në kampionatin francez, teksa ka luajtur 1:1 jashtë shtëpisë me skuadrën e Strasburgut në xhiron e 37-të të kampionatit kombëtar. Ky është titulli i 11-të i kampionatit francez në historinë e klubit.
PSG është i pari në tabelë me 85 pikë, ndërsa Lens është i dyti me katër pikë më pak dhe ka mbetur vetëm një xhiro deri në fund të sezonit./FolDrejt/