Gani Geci ka thënë në RTV Dukagjini se edhe kryeministri Albin Kurti, ka qenë pjesë e PDK-së pas luftës në Kosovë.
“Unë i kam dërguar dokumentacione për komunikatën 59, Adem Demaçit me të cilin ka qenë edhe Albin Kurti, i cili ka qenë PDK”, ka thënë Geci.
Geci ka thënë se Kurti ka qenë ndër më të zëshmit së bashku me Demaçin kundër LDK-së dhe e kanë mbajtur krahun e PDK-së.