Rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit 2021 kanë sjellë befasi në shumë komuna.
Sipas rezultateve preliminare nga KQZ, garë e ngushtë është duke u zhvilluar në komunën e Gjilanit e cila aktualisht udhëhiqet nga Lutfi Haziri i LDK-së.
Sipas këtyre rezultateve nga 96% e votave të numëruara në këtë komunë, Alban Hyseni i LVV-së është duke prirë me 44,48% kurse pas tij është Lutfi Haziri i LDK-së me 43,91%.
Diferenca mes këtyre dy kandidatëve është shumë e vogël me vetëm 228 vota diferencë, shkruan Telegrafi, përcjell FolDrejt.com.
Hyseni dhe Haziri do të duhet edhe njëherë të kërkojnë votën e qytetarëve në raundin e dytë që pritet të mbahet pas një muaji.
Në garën për asamble në këtë komunë, LVV ka marrë 10 mijë e 660 vota apo 28,92%, kurse LDK ka marrë 14 mijë e 499 vota apo 39,34%. Ndryshe në Gjilan kanë votuar 43 mijë 643 qytetarë nga 101 mijë e 062 sa kishin të drejtë vote.