Arkeologët që punojnë në një varrezë romake 2000-vjeçare të zbuluar në Gaza vitin e kaluar kanë gjetur të paktën 125 varre, shumica me skelete ende të paprekura, dhe dy sarkofagë të rrallë plumbi, njoftoi sot Ministria Palestineze e Antikiteteve.
“Kjo është hera e parë në Palestinë që ne kemi zbuluar një varrezë me 125 varre dhe është hera e parë në Gaza që kemi zbuluar dy sarkofagë prej plumbi”, tha Fadel Al-Autul, një ekspert në Shkollën Franceze të Kërkimeve Biblike dhe Arkeologjike.
Ai shtoi se njëri nga sarkofagët ishte zbukuruar me imazhe rrushi, dhe tjetri me imazhe të delfinëve, raporton Reuters.