Gazprom sheh perspektiva të mëdha për gazin rus në tregun aziatik, tha sot kryetari i Bordit të Drejtorëve të kompanisë ruse, Alexei Miller.
“Ne jemi të vetëdijshëm se tregu aziatik është aktualisht tregu më dinamik në botë. Vëllimi i konsumit po rritet dhe ne shohim perspektiva shumë të mëdha për gazin rus në këtë treg”, tha Miller për kanalin televiziv Russia 1, raporton RIA Novosti, përcjell Fol Drejt.
Eksportet e gazit në Kinë përmes gazsjellësit Power of Siberia vitin e kaluar arritën në 15.4 miliardë metra kub./FolDrejt/