Tre persona kanë përfunduar në pranga, pas përleshjes që shpërtheu mes tyre, ngaqë nuk u morën vesh në komunikacion.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në komunën e Gjakovës, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24-orësh të policisë më gjerësisht thuhet se pas ndërhyrjes së policisë në vendin e ngjarjes, është sekuestruar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje, ndërkohë dy personat e tjerë janë liruar me procedurë të rregullt./FolDrejt/