Një aksion kundër fajdeve ka nisur në komunën e Gjakovës.
Lajmin për këtë aksion e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, konkretisht drejtori rajonal i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta për klankosova.tv.
Graishta ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë arrestuar tre persona, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
“Po mund të konfirmojë se në Gjakovë është zhvilluar një aksion kundër fajdeve. Tre persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Janë bastisur shtatë lokacione ” – ka thënë Graishta./FolDrejt/