Së paku 6 persona janë vranë në një sulm të armatosur në qytetin kufitar Chiapas, në jug të Meksikës.
Prokurorët e shtetit në Chiapas njoftuan për sulmin e armatosur ndaj një kamioni në rrugën e njohur si rruga e emigrantëve në zonën kufitare, 50 kilometra nga qarku shtetëror Siltepec, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Gjashtë persona në kamion u vranë në sulm.
Megjithëse rajoni njihet si rrugë e emigrimit, thuhet gjithashtu se kohët e fundit ka qenë skena e një lufte për pushtet midis karteleve Jalisco dhe Sinaloa.
Informacioni mbi identitetin e personave të vrarë nuk është bërë i ditur.
Pas sulmit, në Motozintla, qyteti më i madh në rajon, banorët protestuan, duke thënë se kartelet kishin kërcënuar dhe zhvatur banorët e rajonit./FolDrejt/