Gjashtë persona janë arrestuar në Lipjan, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme.
“Si provë materiale lidhur me rastin është konfiskuar një thikë (brisk), ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa katër të tjerët janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.