Katër nga gjashtë rastet janë dhunë në familje, kurse dy rastet e tjera janë rrahje mes disa personave.
Javët e fundit po shihet një trend i rritjeve të rrahjeve në territorin e Kosovës.
Më poshtë keni raportin nga pesë rastet e raportuara të dhunës:
Prishtinë 05.09.2020-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte sulmuar fizikisht ish- bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, por edhe të dyshuarit pasi është ankuar se ishte sulmuar nga bashkëshortja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Prishtinë 05.09.2020-19:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti n vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjilan 05.09.2020 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij viktimën femër kosovare me të cilin ishin duke bashkëjetuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar në shtëpi, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fsh. Bellopoj, Pejë 05.09.2020-20:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshja e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Rr. Mbreti Zog, Pejë 05.09.2020-21:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas trajtimit mjekësor në psikiatri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Vushtrri 05.09.2020 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.