Gjashtë persona humbën jetën dhe mbi 30 të tjerë u lënduan në një aksident të një autobusi ukrainas në pjesën juglindore të Polonisë, njoftuan ekipet e shpëtimit.
Agjencia shtetërore e lajmeve, PAP, raportoi se autobusi me 57 persona ra në një kanal gjatë natës.
Një zëdhënës i shërbimeve shëndetësore në Przemysl i konfirmoi të dhënat, duke shtuar se autobusi i aksidentuar ishte duke shkuar në Ukrainë, shkruan Reuters.
Sipas zëdhënësit, autobusi i aksidentuar fillimit goditi një rrethojë e pastaj doli nga një autostradë dhe ra në një kanal.