Mbetjet e disa avionëve nga Lufta e Dytë Botërore u zbuluan në tokë në pronësi të një shtëpie për të moshuarit në qytetin juglindor të Marsas në Maltë, raporton Times of Malta.
Punëtorët që gërmonin kopshtin hasën në pjesë avionësh që i përkisnin forcave ajrore italiane, gjermane dhe britanike.
Mbetjet janë dërguar në Muzeun e Aviacionit në Maltë për t’u pastruar, rregulluar dhe ndoshta ekspozuar. /FolDrejt/