Një person është gjetur i vdekur në fshatin Pirq të Mitrovicës.
Rasti ka ndodhur sot, rreth orës 11:00.
Lajmin për klankosovën e ka konfirmuar edhe Avni Zahiti, transmeton Fol Drejt.
“Sot rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pirq të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima B.B., mashkull i moshës 53-vjeçare. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti për klankosovën.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.