Një trup pa shenja jete i një mashkulli është gjetur afër lumit Sitnica në Mitrovicë.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 17:05 të pasdites, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Tutje, bëhet e ditur se rasti nën hetime./FolDrejt/