Një foshnje është gjetur pa shenja jete mëngjesin e djeshëm.
Rasti ka ndodhur në Vushtrri, rreth orës 05:45 të datës 19 janar 2023, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, foshnja pa shenja jete është gjetur nga i ati i saj, i cili e ka raportuar rastin në polici.
Tutje, bëhet e ditur se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion./FolDrejt/