Një person është gjetur pa shenja jete në Drenas.
Rasti u raportua në Policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:12, përcjeëë Fol Drejt.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete dhe i njëjti është dërguar në QKMF Gllogoc ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti kishte ndërruar jetë”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/