Trupi i gazetarit meksikan Luis Martin Sanchez Iniguez u gjet në shtetin federal meksikan të Nayarit me shenja të dukshme dhune, njoftoi sot zyra e prokurorit të shtetit.
Sanchez Iniguez (59), i cili punonte për gazetën “La Hornada”, u raportua i zhdukur që nga e mërkura dhe gruaja e tij e raportoi atë të zhdukur tek autoritetet meksikane të premten, raporton Reuters.
Trupi i pajetë i gazetarit u gjet në periferi të qytetit të Tepicit./FolDrejt/