Ministri ukrainas i Energjisë Herman Galushchenko tha se që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, gjysma e të gjithë sistemit energjetik të Ukrainës është dëmtuar.
Galushchenko tha se deri më tani janë konfirmuar 271 goditje në objektet energjetike në Ukrainë dhe se ka objekte që janë shkatërruar plotësisht dhe nuk mund të rindërtohen, transmeton Unian.
Ai deklaroi se fushata më e madhe e riparimit në histori po kryhet në Ukrainë, pasi është e nevojshme të rivendoset sistemi sa më shumë që të jetë e mundur para fillimit të sezonit të ngrohjes./FolDrejt/