Të paktën një emigrant ka vdekur dhe 10 rezultojnë të zhdukur pasi anija në të cilën ndodheshin u mbyt pranë Tunisit, ndërsa po përpiqeshin të arrinin në Itali përtej Detit Mesdhe, njoftoi sot një zyrtar gjyqësor nga Tunizia.
Roja bregdetare shpëtoi 11 persona nga anija, e cila lundroi në brigjet e qytetit të Zarzis, tha gjykatësi Fauzi Masmoudi nga Sfax, qyteti i dytë më i madh i Tunizisë, për Reuters.
Detaje të tjera ende nuk janë bërë të ditura./FolDrejt/