Është gjetur pa shenja jete një i moshuar, rreth 70-vjeç.
Siç njofton policia shqiptare, rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në lagjen “Qoshkë”, në anë të rrugës në Berat.
Të dhënat e para sinjalizojnë se i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrale./FolDrejt/
Njotimi nga policia:
Berat/Informacion paraprak
Më datë 03.11.2022, rreth orës 07:00, në fshatin Lapardha, në lagjen “Qoshkë”, në anë të rrugës, është gjetur i pajetë shtetasi K. Xh., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.
Nga të dhëna e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes