Një vajzë e mitur në Gjilan është raportuar pa shenja jete nga familjarët e saj në mbrëmjen e datës 22 shkurt 2022, raporton policia.
Ky është raporti i plotë i policisë lidhur me këtë rast: “Është raportuar se nga familjarët e saj është gjetur pa shenja jete viktima e mitur femër kosovare. Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, përcjell FolDrejt.