Kantoni i Gjenevës me anë të një referendumi “laicizoi” edhe më tepër ligjet, ku në të ardhmen administratorët, mësuesit dhe të gjithë punonjësit tjerë publikë do ndalohet të mbajnë simbolet fetare si kipan hebereje, kryqin, por edhe mbulesën islame, shkruan foldrejt.com.
Ndër më të prekurat nga ky ligj është politikanja me mbulesë në Gjenevë, Sabine Tiguemounine (50, Të Gjelbërit) – e cila paralajmëron për pasoja.
50 vjeçarja është pjesë e parlamentit të qytetit Meyrin dhe është e vetmja që mban mbulesën.
“Sigurisht që nuk do e largoj mbulesën time,” tha ajo për BLICK. Bile ajo ka refuzuar edhe tërheqjen nga politika. “Unë do përfundoj mandatin tim, në respekt ndaj atyre që më votuan në 2015.”
Shumë muslimanë janë të frikësuar në Gjenevë se mund të humbin vendet e punës si pasojë e referendumit të fundit kontravers – ku 55 përqind e mbështetën ‘laicizmin’./Foldrejt.com