Qeveria gjermane do t’i dërgojë Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 700 milionë euro, njoftoi sot Ministria gjermane e Mbrojtjes.
Paketa përfshin dy sisteme raketore Patriot nga stoku i Bundeswehr-it, 40 automjete të tjera luftarake këmbësorie Marder, 25 tanke kryesore luftarake Leopard 1A5, si dhe pesë tanke Bergepanzer 2, tha ministria.
Në njoftim thuhet se paketa e re e ndihmës ushtarake për Ukrainën përfshin edhe 20,000 copë municione artilerie shtesë, raportoi Reuters./FolDrejt/