Sipas medias gjermane DPA, punëtorët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës do mund të shkojnë drejt Gjermanisë me vizë punë, qoftë edhe pa ndonjë kualifikim, deri në 2023, informon foldrejt.com. Gjatë vitit, nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të pranohen 25 mijë punëtorë.
Nga janari 2016 shtetasit e Ballanit Perëndimor (nënkupto: shqiptarët), mund të shkojnë drejt Gjermanisë edhe pa njohje të mirë të gjuhës gjermane. Por arsyeja se pse ky rregull do vlejë deri në 2023 është se 58 përqind e forcës punëtore nga Ballkani Perëndimor vlejnë si specialistë, ekspertë dhe profesionsitë në lëminë e vetë. Megjithatë, shumica e punëtorëve ballkanikë janë të punësuar në kantierët e ndërtimit./Foldrejt.com