Bllokimi për të luftuar Covid-19 në Gjermani do të zgjatet gjerësisht deri më 7 mars, ranë sot dakord kancelarja Angela Merkel dhe 16 kryeministrat e landeve, sipas letrës së tyre të vendimit.
Gjermania, fillimisht, vendosi një bllokim mbarëkombëtar në nëntor dhe më pas shtrëngoi kufizimet, mes rritjes së numrit të infektimeve të COVID-19, raporton ATSH.
Megjithatë, pavarësisht një rënie të rasteve të reja ditore, Merkel dhe liderët e shteteve nuk e ndiejnë që vendi është jashtë rrezikut.
Bllokimi detyroi mbylljen e shkollave, kopshteve dhe bizneseve jothelbësore.
Liderët miratuan që shtetet të vendosnin vetë për rihapjen e shkollave, ndërsa parukeritë mund të rinisin sërish nga veprimtaria më 1 mars.