Numri i të huajve në Gjermani u rrit me 1.8 për qind në vitin 2020. Kjo është rritja më e vogël në dhjetë vjetët e fundit.
Në Gjermani janë regjistruar një shumë totale prej 11.4 milionë personash pa pasaportën gjermane.
Rritja e lehtë në vitin kur filloi pandemia COVID-19 lidhet me një rënie në imigracionin neto: regjistri qendror i të huajve regjistroi vitin e kaluar 740 mijë të huaj të ardhur dhe 479 mijë të huaj që ishin larguar vitin e kaluar. Nga kjo rezulton një imigrim neto prej rreth 262 mijë persona për vitin 2020. Në vitin 2019, u regjistruan 923 mijë të ardhur dhe 547 mijë të larguar.
Rritja e popullsisë së huaj nga vendet jashtë BE-së, nga ana tjetër, më shumë se u përgjysmua në krahasim me vitin e kaluar. Ajo u ul nga 3.3 për qind në vitin 2019, në 1.5 për qind në vitin 2020.