Futbollisti argjentinas Lionel Messi është i pari në listën e pretendentëve për çmimin e lojtarit më të mirë në botë “Topi i Artë” shkruan portali i sportit Goal.com.
Lionel Messi sezonin e kaluar shënoi 39 gola dhe bëri 25 asistime, fitoi me PSG-në kampionatin francez dhe fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar. Pas tij në vendin e dytë është sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland i cili shënoi 56 gola, fitoi trofeun e Champions League, kampionatit angllez dhe FA Cup. I treti është Kylian Mbappe, i cili ka 55 gola.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve është planifikuar të mbahet më 30 tetor në Paris. Kujtojmë se Karim Benzema është fitues aktual i çmimit të Topit të Artë. /FolDrejt/