Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kërkoi nga Bashkimi Evropian të jep vizat për qytetarët e Kosovës.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se duhet ndalur diskutimin dhe të veprohet nga Brukseli në këtë drejtim.
“Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni t’i jepni ato. Kancelarja Merkel më ka thënë direkt se është diçka që mund të fillojë ta bëjë menjëherë për disa punëtorë. Ajo e tha këtë në vitin 2019”, ka shkruar Grenell.